Mehmeti: Selën e rrahëm të gjithë ne që me vite përkrahëm banditizmin të regjimit DPMNE-BDI!

Duke komentuar ngjarjet e fundit që ndodhën në parlamentin republikan, shkrimtari ynë Kim Mehmeti pohon se shqiptarët e Maqedonisë u lodhën duke dëshmuar lojalitet ndaj shtetit dhe duke e mbrojtur stabilitetin e vendit, por njëkohësisht duke mos vërejtur se shoqëria e tyre kriminalizohet dhe se ka rënë në duart e banditëve partiak që shkelin mbi gjitha vlerat shqiptare. Mehmeti pohon se partitë shqiptare në Maqedoni nuk kanë ndikim as sa OJQ’të maqedonase, andaj edhe mbeten të varura vetëm nga vullneti i partisë sunduese maqedonase dhe nga ndikimi i faktorit ndërkombëtarë. Sipas Mehmetit, andaj ndodh që ata të cilët lejuan të ndodhë ‘Sopoti’, ‘Brodeci’, ‘Monstra’, Rasti i Kumanovës’… sot mburren se do jenë pjesë e ‘qeverisë reformuese’ si dhe shtiren se nuk e dinë që kryetarin e LR-PDSH’së, e dhunuan rrugaçët dhe banditët partiak, që i prodhoi regjimi DPMNE-BDI. Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë në FB e tij, të shkrimtarit Kim Mehmeti

“Dekada me radhë në Maqedoni ndodh e njëjta lojë: shumica e maqedonasve hapur tregojnë se nuk duan shtetin ta ndajnë me shqiptarët, e shqiptarët u lodhën duke dëshmuar se janë qytetarë lojalë të shtetit ku jetojnë! Dhe problemi parësorë i shqiptarëve të Maqedonisë nuk është pse ata nuk ia dolën të bëhen të besueshëm dhe pse ‘dashuria’ e tyre ndaj maqedonasve mbeti e njëanshme, por pse fatin e tyre kolektiv e përcakton injoranca dhe mendësisë vasale politike, mendësi që nuk mbështetet në forcën e popullit që përfaqëson, por vetëm në vullnetin e sunduesit maqedonas dhe në ‘përkrahjen’ e ndërkombëtarëve! Andaj edhe partitë e shqiptarëve të Maqedonisë, kanë më pakë ndikim në shoqëri se sa OJQ’të maqedonase dhe andaj, edhe kur kafshët antishqiptare maqedonase e përgjakin deputetin shqiptar, ne nuk dalim në rrugë të kërkojmë ndëshkimin e vrasësve, sepse e dimë që atë e rrahëm të gjithë ne që aq shumë iu përkushtuam pjesëmarrjes me çdo kusht në qeveri dhe ruajtjes së stabilitetit të shtetit, e aq pakë mbrojtjes së disa vlerave që e mbanin shëndosh shoqërinë e shqiptarëve të Maqedonisë! Dhe duke qenë të këtillë, ne shkelëm mbi çdo gjë të vlefshme që kishim, duke e lënë fatin tonë në duart e banditëve partiak të që lejuan të ndodh ‘Sopoti’, ‘Brodeci’, ‘Monstra’, likuidimi i Harun Aliut me shokët, rasti i Kumanovës…, e që sot lëvdohen se do jenë pjesë e ‘qeverisë reformuese’ dhe që paturpshëm shtiren se nuk e dinë se dhunuesit e deputetëve, janë banditët dhe rrugaçët partiake, të cilët i prodhoi, i forcoi dhe i bëri të pushtetshëm regjimi DPMNE-BDI!”,shkruan Kim Mehmeti.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...