MENDI QYRA: EDHE UJËSJELLËSI I STRUGËS TË KURSEJ” – 3 MIJË EURO QIRA NË MUAJ, PRITEN MASA PËR ULJEN E SHPENZIMEVE

STRUGË – Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka paralajmëruar se pas vendimit për dislokimin e “Eko Struga”, e njëjta praktikë kursimi do të zbatohet edhe për Ndërmarrjen e Ujësjellësit në Strugë.
Qyra bëri të ditur se aktualisht kjo ndërmarrje paguan rreth 3 mijë euro qira mujore për zyrat, një shifër që sipas tij është e lartë dhe e panevojshme për një ndërmarrje publike.
“Do të shqyrtojmë të gjitha modalitetet që kjo kompani të dislokohet në një hapësirë tjetër, apo të përgjysmojmë këtë kosto të lartë,” deklaroi Qyra.
Ai theksoi se synimi i komunës mbetet ulja e shpenzimeve operative dhe rritja e efikasitetit financiar në të gjitha ndërmarrjet publike.
Sipas tij, çdo euro e kursyer do të shkojë në shërbim të qytetarëve dhe në përmirësimin e shërbimeve publike në Strugë.
.gif)




























