Aktuale

Mendi Qyra inspekton punimet në “Turistiçka”, projekti po ecën me ritëm të përshpejtuar

Kryetari i Komunës së Strugës ishte sot në terren për të monitoruar nga afër dinamikën e punimeve në rrugën “Turistiçka”, në segmentin nga kryqëzimi me rrugën JNA deri në lagjen “Vreshtat”. Aktualisht, në këtë zonë po vijojnë punimet për shtrimin e asfaltit, si dhe vendosjen e kanalizimit atmosferik dhe ndriçimit publik.

Gjatë inspektimit, ekipet teknike informuan kryetarin për ecurinë e punimeve, ndërsa ai theksoi se komuna ka intensifikuar aktivitetet për të përfunduar projektin brenda afatit të paraparë.
Sipas tij, ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore dhe të lehtësojë qarkullimin për banorët e kësaj zone të qytetit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button