Aktuale

Mendi Qyra: Jam i bindur se do të fitoj në Strugë – këto janë projektet prioritare që do të realizoj

Strugë, 31 korrik 2025 – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ishte i ftuar në emisionin “10 Minuta”, ku foli për kandidaturën e tij dhe planet konkrete për qytetin, njofton TV21.

Qyra u shpreh i sigurt në fitoren e tij në zgjedhjet lokale të tetorit, duke theksuar se mungesa e një kundërkandidati deri tani është dëshmi se ai është zgjedhja më e mirë për qytetarët.

“Vetë fakti që ende nuk kam një rival, tregon se jam kandidati më serioz dhe më i përgatitur për ta drejtuar Strugën”, deklaroi ai.

Sa i përket projekteve që synon t’i realizojë gjatë mandatit të tij si kryetar komune, Qyra theksoi ndërtimin e një rruge lidhëse midis zonave rurale dhe urbane, konkretisht nga fshati Dollgosh deri në qytet.

“Kjo është një ide që e kam planifikuar prej kohësh. Kam fondet dhe mjetet materiale të nevojshme, dhe besoj se do ta realizoj”, tha Qyra.

Një tjetër projekt që ai përmendi ishte ndërtimi i hapësirave për parkim për mërgimtarët dhe turistët, me fokus te ndërtimi i parkingjeve nëntokësore përmes partneriteteve publike-private.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button