Aktuale

Mendi Qyra mbledh drejtorët e shkollave – arsimi përballë problemeve të mëdha strukturore



Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, së bashku me udhëheqësin e Sektorit për Arsim, Xhemi Hajredini dhe shefen e Kabinetit, Shefkie Alasani Dika, kanë zhvilluar një takim pune me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në territorin e komunës, si dhe me drejtoreshën e çerdhes dhe drejtorin e Konviktit të nxënësve.
Gjatë takimit është zhvilluar një debat i hapur dhe transparent mbi gjendjen aktuale në institucionet arsimore. Drejtorët kanë ngritur një sërë problemesh serioze me të cilat përballen shkollat, përfshirë borxhet e akumuluara, vështirësitë me ngrohjen gjatë sezonit dimëror, mungesën e transportit adekuat dhe të mjaftueshëm për nxënësit, infrastrukturën e amortizuar, si dhe rënien shqetësuese të numrit të nxënësve.
Këto çështje janë vënë në qendër të diskutimit me synimin për të gjetur zgjidhje të përbashkëta dhe afatgjata, që do të përmirësonin kushtet për punë dhe mësim në shkolla. Në këtë kontekst, nga Komuna e Strugës është paralajmëruar edhe nisja e procesit të optimizimit të shkollave, si një hap strategjik drejt menaxhimit më efikas të burimeve dhe stabilizimit të sistemit arsimor në nivel lokal.
Nga Komuna theksojnë se mbeten të përkushtuar për trajtimin sistematik të problemeve në arsim, përmes dialogut të vazhdueshëm, transparencës institucionale dhe bashkëpunimit me të gjitha palët e përfshira, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button