AktualeStruge

Mendi Qyra nderohet me dy çmime prestigjioze : “Ambasador për Paqen” dhe “Njeriu i Vitit në Trojet Shqiptare”

Me përulësi, por edhe me krenari të ligjshme, Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, mori pjesë në Konferencën Mbarëkombëtare të organizuar nga Federata e Paqes Universale – Shqipëri, me temën domethënëse “Duaj Zotin, duaj njerëzit, duaj kombin”.

Gjatë ditës së parë të punimeve, Qyra u nderua me titullin “Ambasador për Paqen”, një vlerësim i akorduar nga z. Jacques Marion, President i UPF për Evropën dhe Lindjen e Mesme. Titulli vjen si njohje për angazhimin e tij në promovimin e paqes, bashkëjetesës dhe vlerave humane në komunitet.

Në të njëjtën mbrëmje, Qyra mori edhe çmimin e dytë madhor: “Njeriu i Vitit në Trojet Shqiptare”, ndarë nga Unioni i Gazetarëve Sportivë të Shqipërisë, për kontributin e vazhdueshëm në sport dhe për sukseset e klubit “Struga Trim Lum”, i cili sot përfaqëson me dinjitet Strugën dhe vendin në arenën ndërkombëtare. Çmimi iu dorëzua nga z. Defrim Methasani dhe z. Mehmet Krasniqi.

Qyra theksoi se këto vlerësime nuk i konsideron si arritje personale, por si mirënjohje për rrugëtimin e përbashkët me familjen, bashkëpunëtorët, sportistët dhe qytetarët e Strugës. Sipas tij, ato janë dëshmi se puna me përkushtim dhe besimi në vlera të mira gjithmonë japin rezultat.

“Këto çmime janë një obligim më shumë për të vazhduar me përgjegjësi edhe më të madhe — për njerëzit dhe për Strugën”, u shpreh Qyra, duke falënderuar përzemërsisht të gjithë për besimin dhe respektin.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button