Aktuale

Mendi Qyra në 20-vjetorin e Gjimnazit “Dr. Ibrahim Temo”: Simbol i bashkëjetesës dhe multikulturalizmit në Strugë


Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, mori pjesë sot në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të SHMK Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo”, një nga institucionet më të njohura arsimore në qytet.
Në kuadër të aktivitetit jubilar, u realizua prezantimi i shkollës dhe i aktiviteteve të nxënësve në fusha të ndryshme, ndërsa ceremonia qendrore u shoqërua me program të pasur kulturor dhe artistik.
Në fjalimin e tij, Qyra uroi drejtuesit e shkollës, profesorët dhe nxënësit për jubileun, duke u dëshiruar edhe shumë vite të suksesshme, gjenerata të reja dhe rezultate të shumta në arsim.
Ai theksoi se Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo” mbetet simbol i multikulturalizmit, bashkëjetesës dhe unitetit në Strugë, vlera që sipas tij duhet të ruhen dhe të përcillen edhe tek brezat e ardhshëm.
“Arsimi mbetet themeli i çdo shoqërie të suksesshme dhe investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e të rinjve”, u shpreh kryetari i Komunës së Strugës gjatë aktivitetit festiv.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button