Aktuale

Mendi Qyra: Nga Labënishta drejt një Struge që shndërron pasuritë natyrore në krenari të turizmit”

Kandidati për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, gjatë vizitës së tij në Labënisht, theksoi pasuritë e jashtëzakonshme natyrore që ofron ky fshat dhe bjeshkët e tij. “Dy liqenet akullnajore, shtigjet malore, burimet e ujit të ftohtë, bimësia e rrallë dhe tradita e blegtorisë janë një pasuri unike që duhet të shndërrohen në motor të turizmit malor dhe krenari të Strugës,” tha Qyra.

Ai u shpreh se mungesa e vizionit dhe e investimeve deri më tani ka bërë që kjo mrekulli të mbetet e pashfrytëzuar, por shtoi se me një qeverisje të përgjegjshme, Struga ka mundësi të kthejë këto resurse në zhvillim të qëndrueshëm dhe promovim turistik në nivel ndërkombëtar.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button