
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot ka zhvilluar një takim zyrtar me Shkëlqesinë e Tij, Florian Qehaja, Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë takimit u diskutua për lidhjet e forta dhe tradicionale mes Strugës dhe Kosovës, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, veçanërisht në zhvillimin lokal, kulturor dhe rajonal.
Kryetari Qyra theksoi se Struga, si qytet multikulturor dhe i hapur, mbetet e gatshme për iniciativa të përbashkëta që sjellin përfitime konkrete për qytetarët, duke forcuar më tej raportet institucionale dhe miqësore mes dy vendeve.
Nga të dyja palët u vlerësua se takime të tilla janë të rëndësishme për thellimin e partneriteteve dhe afrimin e mëtejshëm mes Strugës dhe Kosovës.




























