Aktuale

Mendi Qyra për 5 Majin qëndroi në Dollogozhdë : Kujtesë, krenari dhe mesazh i fortë nga rinia e Strugës

Mendi Qyra për 5 Majin: Kujtesë, krenari dhe mesazh i fortë nga rinia e Strugës


Në shënim të Dita e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka ndarë një mesazh domethënës, duke e cilësuar këtë datë si një ditë që mbart kujtesë, dhimbje, por mbi të gjitha krenari kombëtare.
Ai rikujtoi se kjo ditë përkon edhe me ditëlindjen e Komandantit të Strugës, Nuri Mazari, ndërsa theksoi se homazhet e zhvilluara në varrezat e Dollogozhdës u shoqëruan me emocione të veçanta përmes programit artistik të përgatitur nga nxënësit e shkollës “Nuri Mazari”.
Sipas Qyrës, çdo interpretim i nxënësve ishte dëshmi e gjallë se kujtimi i dëshmorëve vijon të jetojë fuqishëm tek brezat e rinj. Ai vlerësoi lart përkushtimin dhe talentin e tyre, duke nënvizuar se e ardhmja ndërtohet mbi dijen, edukimin dhe vetëdijen kombëtare.
“Është krenari e veçantë kur sakrifica e dëshmorëve reflektohet tek rinia jonë, e cila do të ndërtojë të ardhmen me dinjitet”, theksoi mes tjerash Qyra.
Vizita u mbyll me një atmosferë miqësore në oborrin e shkollës, ku u zhvillua një bashkëbisedim i ngrohtë me të rinjtë, të karakterizuar nga energjia dhe angazhimi i tyre qytetar.
Lavdi dëshmorëve të kombit!

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button