Mendi Qyra: Rikthimi në funksion i sallës sportive “Niko Nestor” do të jetë prioritet i menjëhershëm

Në ditën e fundit të fushatës, kandidati për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, dha një zotim të qartë dhe të sinqertë për një nga kërkesat më të rëndësishme të komunitetit sportiv – hapjen dhe funksionimin e sallës sportive në shkollën “Niko Nestor”.
Qyra theksoi se ky projekt është një nevojë urgjente për të rinjtë dhe klubet sportive të Strugës dhe do të trajtohet me prioritet të plotë sapo të marrë drejtimin e komunës.
“Do të bëj çdo përpjekje që salla sportive të rikthehet në funksion, në shërbim të të gjithëve,” u shpreh Qyra, duke shtuar se sporti, rinia dhe arsimi do të jenë shtylla kryesore të zhvillimit të Strugës së re.
Ky premtim vjen si pjesë e vizionit të tij për një qytet modern, aktiv dhe me mundësi të barabarta për të gjithë

































