Mendi Qyra: Struga është e shkatërruar, fajtore është garnitura nga vjen kundërkandati

Kandidati i pavarur i mbështetur nga VLEN për Strugën, Mendi Qyra në “Hajde flasim” në TV21 ka akuzuar garniturën e kaluar nga vjen kundërkandidatit nga AKI, Arsim Dalipi, se e kanë shkatërruar qytetin.
Qyra thotë se për 20 vite nuk është rregulluar asgjë në Strugë dhe ka shpalosur projektet për çka kërkon edhe votën e qytetarëve.
Sipas tij është paraparë ndërtimi i dy parkingjeve, një në sheshin e qytetit dhe një në pjesën e plazhit që do të jenë rreth 750 parkingje. Shton se qytetarët do të kenë mundësi që me GPS ta rezervojnë parkingun.
“Mbi këto ekziston tani, kam edhe planin, një projekt që mënyrë të digjitalizuar të vjen me GPS të mundet nga fshatrat të rezervojnë parkingjet dhe ky është një projekt që mund të realizohet për një kohë të shkurtër prej dy ose tre muaj pas marrjes së mandatit tim”, ka thënë Qyra. Kurse projekti tjetër te plazhi, sipas tij është një projekt i cili realizohet me një buxhet shumë të vogël, për arsye se është hapësira dhe pjesa ku duhet të bëhet si e tillë që mund të shkohet një metrë e gjysmë poshtë dhe të bëhet një pllakë sipër dhe mandej të krijohen dy nivele dhe të zgjidhet ky problem shumë i rëndësishëm.
Jam kandidat i pavarur i mbështetur nga VLEN
Qyra madje është përplasur me kundërkandidatin nga AKI, Arsim Dalipi, duke i përmendur se drejtorët të cilët janë pjesë e shtabit po kërkojnë vota në fshatra në këmbim për rregullimin e ujit.
“I ke tre drejtorët të cilët janë në shtabin tënd të cilët shkojnë në fshatra dhe kërkojnë votën për të rregulluar ujin. A nuk është absurde”, akuzoi Qyra.
Ai thënë se është kandidat i pavarur i mbështetur nga nga VLEN dhe nuk e fsheh këtë fakt.
Shton se ka investuar në Strugë 25- 30 vite me radhë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
“Kam investuar. Ura mbi Drinin nuk është privat, ia kam dhënë komunës, festivalet që i sponsorizoj nuk janë private, janë të të gjithëve. Klubi futbollistik edhe pse e financoj është i gjithë Strugës”, ka thënë mes tjerash Qyra.

































