Mendi Qyra takim me KB “Drini i Zi”: Mbështetje për sportin rinor dhe ambiciet basketbollistike në Strugë

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim me trajnerët dhe basketbollistët e klubit të basketbollit “Drini i Zi”, ku është diskutuar për gjendjen aktuale të klubit, objektivat sportive dhe sfidat me të cilat përballen sportistët e rinj.
Takimi është mbajtur në një atmosferë pozitive dhe konstruktive, me theks të veçantë te roli i sportit në promovimin e një stili të shëndetshëm jetese, forcimin e frymës ekipore dhe zhvillimin personal të të rinjve. Kryetari Qyra ka shprehur mbështetje dhe inkurajim për lojtarët dhe stafin profesional, duke nënvizuar se sporti mbetet një nga prioritetet e Komunës së Strugës.
Sipas tij, pushteti lokal do të vazhdojë të investojë në përmirësimin e kushteve për stërvitje dhe garim, si dhe në krijimin e hapësirave më funksionale për klubet sportive.
Nga Komuna e Strugës theksojnë se mbështetja për sportistët dhe kolektivet lokale do të vijojë edhe në të ardhmen, me fokus të veçantë në sportin rinor dhe në forcimin e kulturës sportive në qytet.





























