Aktuale
Mendi Qyra : Veleshta dëshmoi valën e madhe të mbështetjes për ndryshimin në Strugë

Fshati Veleshtë sot u bë epiqendra e një atmosfere entuziaste, ku kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, u prit me përkrahje të ngrohtë nga banorët vendas.
Në një mesazh të shkurtër, por plot simbolikë, Qyra u shpreh: “Të fala nga Veleshta. Ndryshimi është i pandalshëm!”, duke reflektuar besimin dhe energjinë që po fiton dita-ditës në terren.
Fotografitë e publikuara nga takimi tregojnë një pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve që po e shohin te Mendi Qyra shpresën për një Strugë ndryshe – me zhvillim të qëndrueshëm, menaxhim transparent dhe një vizion të qartë për të ardhmen e qytetit.
Me këtë ritëm, fushata e tij po shndërrohet në një lëvizje qytetare që po përhapet me shpejtësi në çdo cep të komunës.



































