Aktuale

Mendi Qyra zhvillon takim pune me drejtorin gjeneral të TAV Airports: Investime të reja dhe linja të reja ajrore për rajonin

Kryetari Qyra zhvillon takim pune me Drejtorin Gjeneral të TAV Airports: Investime të reja dhe linja të reja ajrore për rajonin

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, priti sot në një vizitë zyrtare Drejtorin Gjeneral të TAV Airports, Nexhat Kurt, në një takim që u fokusua në zhvillimin rajonal dhe bashkëpunimin e ardhshëm mes institucioneve.

Në këtë takim u theksua rëndësia strategjike e Aeroportit të Ohrit si një pikë kyçe për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe lidhjen e qyteteve të rajonit me destinacione të reja ndërkombëtare. Të dy palët vlerësuan se një bashkëpunim më i ngushtë mes komunave dhe aeroporteve është i domosdoshëm për të krijuar mundësi të reja zhvillimi.

Drejtori i TAV informoi se në periudhën e ardhshme priten investime të reja në zgjerimin e kapaciteteve të aeroportit, si dhe hapja e disa linjave të reja ajrore, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e vizitorëve dhe zhvillimin ekonomik të Ohrit, Strugës dhe gjithë rajonit.

Komuna e Strugës rithekson përkushtimin e saj për të forcuar partneritetet dhe projektet që sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe rrisin potencialin ekonomik të zonës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button