Aktuale
Mendi Qyra:Struga ka nevojë për veprim, jo për fjalë boshe

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka bërë thirrje për bashkim rreth idesë së një “qyteti që zgjohet”, duke theksuar se energjia dhe fokusi i tij janë të përqendruara në veprim dhe zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballet Struga.
“E gjithë energjia jonë është e përqendruar në punë dhe në zgjidhje konkrete për sfidat e Strugës tonë, jo në fjalë e premtime sa për sy e faqe,” ka deklaruar Qyra, duke u distancuar nga retorikat politike pa rezultate.
Ai ka theksuar se është koha që qytetarët të bëhen pjesë e një vale ndryshimi, ku prioritet mbeten zhvillimi, funksionaliteti dhe mirëqenia e të gjithë banorëve të Strugës.






























