Mendo nje here me koken tende o Ali Ahmeti !

Lebit Murtishi

Mendo nje here me koken tende o Ali!

Je katandisur keq o Ali, me poshte as djallin mos e pafsha. Gjer ne kete derexhe ke sjelle veten, sa t’i thuash punē e mbarë Zaevit, edhe kur haptazi, (me ,,autoritetin” e ,,shtetit” qe ti e ke aq per zemer, sigurisht) shpalos planet, nder me te kobshmit e gjertanishem, per zhdukjen edhe te atyre pak shqiptareve te Struges dhe te Ohrit, qe kane mbetur se, heperhe, s’kane nga ikin e ku gresimisen.
Mendo nje here me koken tende o Ali Ahmeti, (leri ,,ekspertet” e Zaevit, te gjithe shkollen e çubrilloviqeve ndjekin) dhe mundohu, se paku nje here ne karieren tende, te gjykosh me koken tende, dhe do te shohesh me syte e tu, se ç’pasoja do kete rinia shqiptare, nese i hapet rruga Zaevit (siç po bën ti, ,,çuditerisht”) te legalizoje perdorimin e marihuanes ( kjo eshte maja e ajsbergut sigurisht) neper lokalet, qe jane me qindra, te qytetit te Struges dhe Ohrit!
A te shkon sadopak mendja, Ali, qe Struga dhe Ohri jane dy qytete, gati te ngjitur fizikisht, dhe jane lidhja me e ngushte me qytetin e Pogradecit; jane nje kerthize ndershqiptare, ku duhet te mbillet e shperhapet, jo droga e prostirucioni, por kutura dhe arsimi. A mendon sadopak o Ali, si do dukej ai vend i kultures shqiptare, kur do zbarkonin, jo per turizem sigurisht, bandat e Shqiperise dhe te te gjithe rajonit ,,problematik”, per te , ,pushtuar tregun e ri”, tregun e droges dhe prostitucionit, tregun e milionave te ndotura dhe te milionereve te ndotur (te vjeter dhe te rinj), tregun e grahmes me te fundit te ekzistences se shqiptareve ne rajonin e buzeliqenit..Kjo mendesi bajraktari do thyeje hundet o Ali, por me ,,çuditin” ,,revolucionaret” , bashkeveprimtaret e deridjeshem; ata ish shoke e ish prej ishi, ata qe digjnin dikur jorganin vetem per nje plesht te vetem (kur ishin ne pushtet partite tjera te asaj treve, kuptohet) , ndersa sot, si duket kane futur hundet a ndonje luge ne ndonje kazan te majme, dhe fshehin hijen si struci koken qe fsheh nen rërë…Mendo nje here me koken tende o Ami!…

In : Aktuale

Loading...
loading...