Aktuale
Mendu Thaçi zhvilloi takim me kryesinë e degës së PDSH në Strugë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Mendu Thaçi, sot ka zhvilluar një takim me kryesinë e degës së PDSH në Strugë.
Gjatë takimit janë diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me organizimin partiak, zhvillimet aktuale politike si dhe përgatitjet për aktivitetet e ardhshme të partisë në këtë komunë.
Nga partia bëhet e ditur se ky takim vjen në kuadër të përforcimit të strukturave lokale dhe koordinimit të veprimtarive politike në terren.
Sekretariati për informim i PDSH-së ka bërë të ditur se udhëheqja e partisë mbetet e përkushtuar në konsolidimin e degëve dhe në forcimin e rolit të PDSH-së në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

































