BLENDI PETROL
Aktuale

Menduh Thaçi konfirmon se e kanë kërcënuar:Nuk kam asnjë frikë dhe asnjë shqetësim

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi pas konferencës së sotme për media, u pyet nga gazetari i TV21, se a është e vërtetë se jeni kërcënuar personalisht?

Thaçi u përgjigj duke pohuar se ka pasur një kërcënim të tillë dhe për këtë ka njoftuar gjithë organet e sigurisë në shtet si dhe personalisht ka pasur takim.

“Po kam pasur, këtë çështje u’a kam lënë në dorë institucioneve të cilat merren me çështjen e sigurisë, nuk kam asnjë frikë dhe asnjë shqetësim”, theksoi Thaçi.

Thaçi gjithashtu theksoi se sot do të udhëtojë për në Shqipëri, ku do të ketë takime atje për këtë çështje.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button