Menduh Thaçi: Pushteti te shqiptarët nuk po ndërrohet pasi partitë po bëhen “paterica” të BDI-së

Kritika të shumta ka dërguar deri te partitë politike lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në ClickPlus në TV21.

Sipas tij, degjenerimi tek shqiptarët po vjen ngaqë po arrihet deri te ndryshimi i pushtetit tek shqiptarët. Për këtë ai akuzoi partitë politike të cilat, sipas tij po bëhen “paterica” të BDI-së duke ia zgjatur qeverisjen asaj.StrugaLajm

“Vështirësitë që ne i kemi si shqiptarë, kanë të bëjnë me mosrrotacionin e pushtetit. Kush i ka fajet këtu? Njëherë i kishte fajet Menduhi se nuk arrinte, nuk dinte, apo nuk donte ta mundte BDI-në. Pastaj faji u hodh te të tjerët të cilat herë pas here bëheshin paterica të BDI-së dhe ndihmuan që BDI-ja të vazhdojë qeverisjen”, tha Thaçi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...