Menduh Thaçi rizgjidhet unanimisht në krye të PDSH-së

Në një atmosferë të cilësuar demokratike dhe me pjesëmarrje të strukturave partiake, Partia Demokratike Shqiptare mbajti sot Kongresin e IX, ku delegatët rizgjodhën njëzëri Menduh Thaçin në postin e kryetarit të partisë.
Gjatë kongresit u zgjodhën edhe anëtarët e Kuvendit Qendror, ndërsa nga partia vlerësojnë se ky proces forcon unitetin e brendshëm, organizimin dhe vazhdimësinë politike të PDSH-së.
Në kuadër të punimeve u miratua edhe Rezoluta politike e Kongresit, përmes së cilës riafirmohet angazhimi për barazi të plotë, përfaqësim autentik, demokraci dhe mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Nga PDSH theksojnë se partia do të vazhdojë rrugën e saj politike me fokus në përfaqësim dinjitoz, transparencë dhe angazhim të vazhdueshëm në skenën politike shqiptare në vend.
.gif)




























