Menduh Thaçi: Sondazhet tregojnë se LSDM qëndron më poshtë se VMRO

Mendu Thaçi i ftuar në emisionin Pressing në T7 në lidhje me lëvizjet e fundit politikë në vend ka thënë se LSDM është e detyruar që të koalicionojë me parti politike shqiptare pasi i kanoset rreziku i humbjes nga VMRO-DPMNE-ja.
“Komunikoj me njerëz ata thonë se kanë votuar për LSDM pasi thonë që BDI i ka shkatruar. Por tani ekonomia është shkaktruar. Unë jam për koalicion ne mes maqedonasve dhe shqiptareve po jo në këtë formë. Kjo ndodh pasi sondazhet thonë se LSDM qëndron më poshtë se VMRO-ja”, ka thënë Thaçi. Ai edhe një herë ka thënë se ai në këto zgjedhje do të garojë për postin e Zëvendëskryeministrit në Qeverinë e RMV, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 12 prillit.
Sipas Thaçit gabimin më të madh partitë politike e kanë bërë në mos emërimin e liderëve në postet më të larta që u ka takuar në qeveritë e mëparshme në Maqedoni, përcjell Express. “Gabimin më të madh partitë politike shqiptare që e kanëbërë është mos emërimin e liderit në pozita të larta qeverisëse në shtet, gabim që e kam bërë edhe unë”, ka thënë Thaçi. Ai ka thënë se pas zgjedhjeve do të angazhohet për të ulur numrin e zv-kryeministrave nga katër në një, por me ingerenca më të mëdha se sa kanë pasur në qeveritë e mëhershme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.