Menduh Thaçi: Vet në zgjedhje, partitë shqiptare shkatërruese të opozitarizmit

Kemi vendosur që në zgjedhje  të shkojmë vet duke këmbëngulur në kërkesat tona, deklaroi sot kreu i PDSH-së Menduh Thaçi. I pyetur në lidhje me koalicionet e mundshme me partitë opozitare shqiptare, Thaçi u shpreh se nuk ka opozitë sepse ato parti janë shkatërruesit e opozitarizmit.

Parimisht ne kemi vendosur që të shkojmë vet në zgjedhje dhe këmbëngulim edhe më tutje  për dy kushtet bazike, që BDI të largohet nga qeverisja e ardhshme dhe të marrim  postin e zv.kryeministrit, deklaroi lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Ai hodhi poshtë mundësinë për koalicion me partitë shqiptare.StrugaLajmStrugaLajm

‘Janë tollovit ato, s’ka opozitë, ato janë shkatërruesit e opozitarizmit, mendoj se atje gjithçka është e paqartë, tek ato parti ka një luftë personale të liderëve të atyre partive që mundësisht të arrijnë ndonjë koalicion për të shpëtuar veten, për tu bërë deputet. Por politika shqiptare në Maqedoni nuk ka nisur me çështjen e të bërit deputet, të një lideri partie, as do të përfundojë me këtë.’ –deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.StrugaLajm

Tërheqjen e VMRO-DPMNE-së nga Marrëveshja e Prespës, Thaçi e vlerësoi si  marketing parazgjedhor. Sipas kreut të PDSH-së një gjë e tillë nuk mund të ndodh.

‘VMR0-DPMNE -ja nuk mund të tërhiqet nga Marrëveshja e Prespës, është çështje marketingu paraelektoral, nuk mund ta bëjë për shkak se politika nuk i ka vetëm fjalët, i ka pas fjalëve konfliket, unë mendoj se edhe ata janë plotësisht të vetëdijshëm se do të duhet ta respektojnë këtë marrëveshje dhe shumë marrëveshje të tjera.’ –shprehet Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Këto deklarata kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi i bëri gjatë konferencës së Forumit të Gruas Shqiptare, ku kryetare e Forumit u zgjodh Fatmire Isaku. /Blerona Jakupi/

In : Aktuale

Loading...
loading...