Aktuale

Mërgimtarët e Ladorishtit në Zvicër me dedikim për Sulltan Memetin: Kujtimi i tij mbetet i gjallë


Sot, me dhimbje dhe respekt, kujtojmë Sulltan Memetin – njeriun tonë, bashkëfshatarin, dhe kryetarin e Ladorishtit, i cili u nda dhunshëm nga ne 25 vite më parë.


Koha kalon, por kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat tona. Ai nuk ishte vetëm një përfaqësues i fshatit, por një njeri i afërt me popullin, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë. Mungesa e tij ndihet ende sot, si në familjen e tij, ashtu edhe në çdo cep të Ladorishtit.


Ne, mërgimtarët e Ladorishtit në Zvicër, e kujtojmë me nderim dhe përulësi, duke mos lejuar që emri dhe jeta e tij të harrohen kurrë.


Qoftë i paharruar kujtimi për Sulltan Memetin.


Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button