Mërgimtarët me pasaportë të huaj duhet të paraqiten në polici

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se të gjithë personat të cilët hyjnë në territorin e Maqedonisë, në afat prej 48 orësh detyrohen ta paraqesin qëndrimin e tyre në stacion policor.

Sipas Ligjit, personat të cilët iu sigurojnë qëndrim me pagesë personave që vijnë nga jashtë vendi duhet që qëndrimin e tyre ta paraqesin në ministrinë e Brendshme në afat prej 12 orësh nga momenti i dhënies së shërbimit.StrugaLajmStrugaLajm

Personat të cilët posedojnë dy shtetësi, edhe atë Maqedonase edhe një të huaj nuk janë të detyruar që të paraqiten për qëndrim, ndërkaq derisa hyjnë në territorin e Maqedonisë me pasaportë të huaj obligohen që të lajmërohen në stacion policor në afat prej 48 orësh nga momenti i depërtimit brenda kufijve.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...