Mërgimtari nga Italia reagon: Mos na maltretoni, çelni kufijt pa kushte

Mërgimtarë nga Italia edhe sot reaguan lidhur me hapjen e kufijve të Maqedonisë, por me kushtet që çdo person që hyn në vend duhet të posedoj testin PCR për koronavirus dhe të vetizolohet për 14 ditë.

“Mirdita jam Nasiri nga Gostivari,  punoj dhe veproj ne Itali. Pajtohem plotsisht me ata qe reaguan ne INA dhe une jam nder ato qe dua te vij ne Maqedoni me familjen, mirepo shpenzimet e testeve nga 110 euro dhe shpenzimet e rrugës kur mblidhen te gjitha jane shuma te mdhaja qe sperballohen dot. Sepse edhe ne kemi qendruar me muaj te tere ne karantine dhe skemi punuar dhe ende sjemi duke punur as me orare te plote.  Une jam informuar per teste dhe asnji  laborator nuk i jep rezultatet para 4 ditesh kurse Maqedonia ka vendos kusht qe testi mos te jete me i vjeter se tre dite. Une mendoj se ato qellimisht e kane vendos kete kusht qe mos te vijm per shkak zgjedhjeve” thekson Nasiri.

Ai apelon qe te bohen lehtesime sikur shtetet e tjera si Kosova, Shqiperia, Serbia, ku nuk kerkohen teste, vetizolim e karantinë.StrugaLajmStrugaLajm

Prej sot, sipas vendimit të Qeverisë, hapen të gjitha vendkalimet kufitare, përveç aeroporteve. Njoftimi i fundit i Qeverisë për hapjen e të gjitha pikave kufitare krijoi huti në opinion.StrugaLajm

Por të gjitha masat që edhe tani janë në fuqi vazhdojnë akoma. Për të hyrë në Maqedoninë e Veriut edhe më teje është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë, dhe duhet vetizolim i obligueshëm prej 14 ditëve. Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit “Deklaratë e vetë-izolimit të detyrueshëm për 14 ditë”.

Të gjithë ata që do të hyjnë në vend dhe nuk posedojnë test negativ të koronavirusit, do të dërgohen në karantinë shtetërore. Ky vendim nuk do të vlejë vetëm për turistët e huaj që do të tranzitojnë dhe vendin duhet të lëshojnë për 5 orë në cilindo kalim kufitar./INA

In : Aktuale

Loading...
loading...