Mërgimtarit i futet plumbi qorr në veturë nga shkrepjet me armë për Vitin e Ri

Një mërgimtar që ka ardhur Kosovë për të festuar vitin e ri ka publikuar një video ku një plumb ka depërtuar në veturë si pasojë e shkrepjeve me armë mbrëmë në ndërrimin e motmoteve, raporton Gazeta Express.

Ai përmes videoincizimit ka treguar se si plumbi është futur nga pjesa e sipërmes e veturës dhe ka përfunduar në karrige.

Madje ai ka shkruar se plumbi ia ka rrezikuar jetën.

“Vjen njeri n’ pushim tkalon plumbi rreth veshit turpi ju mbuloftë”, ka shkruar ai.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...