Merkel sot në Shkup

Kancelarja gjermane Angela Merkel vjen në muajin i cili përfundon me referendumin për marrëveshjen me emrin dhe integrimet euroatlantike. Sipas paralajmërimeve të press shërbimit qeveritar, para ndërtesës së Qeverisë pasdite do të fillojë pritja solemne e delegacionit gjerman të kryesuar nga kancelarja gjermane Merkel. Një orë më vonë, do të mbajnë press konferencë ajo dhe nikoqiri i saj, Zoran Zaev, informon Gazeta KOHA.

Merkel është kancelarja e parë që vjen në Maqedoni, pas Gerhard Shreder i cili e vizitoi vendin në kohën e krizës së Kosovës në vitin 1999.

Përndryshe, Merkel është mysafili i tretë i lartë që këtë javë e ka vizituar Maqedoninë. Të mërkurën dhe të enjten në Shkup ishin sekretari gjeneral i Nato-s Jens Stoltenberg ndërsa dje kancelari austriak Sebastijan Kurz. Që të dy kërkuan nga qytetarët të dalin në referendum më 30 shtator, një mesazh i njëjtë pritet edhe nga Merkel. (koha)

In : Aktuale

Loading...
loading...