Merko dhe Angjushev takim me drejtorët e kompanive të huaj (FOTO)

Gjatë ditës së djeshme nën ftesën e qeverisë, u mbajtë mbledhja kordinative me kompanitë e huaj, në krye me Zëvendës Kryeministrin për çështje ekonomike Z. Koço Angjushev dhe ministri për Investime të Huaja Z. Ramiz Merko, bashkë me drejtorët dhe përfaqësuesit të kompanive të huaja që veprojnë në zonat zhvillimore-teknologjike industriale.

Qëllimi i takimit ishte qartësimi i shpekulimeve që qarkullonin në opinion se, Qeveria e re a do të bëj ndërprerje apo a do të ndryshojë qasjen në dhënien e subvencioneve për kompanitë e huaja.

“Të gjitha kompanitë që tanimë veprojnë në Maqedoni, dhe ata të cilët janë në fazën e përpilimit të biznes planit të tyre për të investuar në vend. Qeveria do ti respektoj të gjitha marëveshjet e nënshkruara më herët dhe nuk do të ketë ndërprerje të benificioneve. Por nga muaji  shtator do të ketë rregullore të re për mbështetje financiare në infrasrukturë dhe kostot tjera shtesë të cilat i jep shteti”njoftoi për shtyp Zëvendës Kryeministrri Angjushev.

Gjatë debatit në takim u elabërua dhe u qartësuan dilemat për marëveshjet që janë nënshkruar nga qeveria e kaluar, gjithashtu qeveria miratoi kërkesë për deklasifikimin e të gjitha marëveshjeve me kompanitë që veprojnë dhe me kompanitë që janë në fazën e përpilimit, të cilët janë nënshkruar si sekret shtetëror, ku këto marëveshje të procesohen dhe të shpalosen në mënyrë transparente për opinionin.

Përkrahja financiare e Qeverisë për korporatat, do të jetë e lidhur me të ardhurat neto dhe me punësimin e kuadrove me arsim të lartë, gjithashtu kompanitë të cilët do të hapin qendra inovacioni dhe ata të cilët do të kenë bashkëpunim me kompanitë vendase apo ata kompani të cilët në përqindje të caktuar do të blejnë produkte maqedonase për prodhimtarinë e tyre. Në këtë drejtim, kompanitë që do të investojnë, do të dinë me herët se çfarë ndihma financiare ju takojne atyre.

In : Aktuale

Loading...
loading...