BLENDI PETROL
Aktuale

Mes Strugës dhe Kalishtit janë sekuestruar rrjeta dhe pajisje të tjera peshkimi

Më 10.11.2024, oficerët e policisë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare “Liqeni i Ohrit” realizuan masa në ujërat e Liqenit të Ohrit në përputhje me Ligjin për Peshkim dhe Akuakulturë. Aty, rreth 2 kilometra larg bregut të Strugës midis Strugës dhe fshatit Kalisht, gjetën dhe sekuestruan tre rrjeta peshkimi me gjatësi prej 100 metrash secila dhe 56 copë peshk si dhe pajisje të tjera peshkimi.

Gjatë kontrolleve të ndërmarra, oficerët e policisë hasën në ujërat e liqenit dy persona, nga Struga dhe Radozhda, të cilët drejtonin një mjet lundrues pa leje lundrimi. Për këtë arsye, ndaj tyre do të ngrihen padi përkatëse, informoi zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button