MËSUESI DHE KREATIVITETI I TIJ!

Muhamet Borova


Për shumicën e njerëzve mësuesi ka qen shembull i inspirimit , që me punën dhe mençurinë e tij ka qenë në kufijt e mitit! Mësuesi ishte modeli më i mirë i perfeksionizmit, sjelljen e të cilit të gjithë e kanë përqafuar. Terapia më e mirë që e ndryshonë kiminë e të menduarit kreativ është të mësuarit! Të mësuarit është “kështjella” e diturisë,portat e kësaj “kështjelle” i hap mësuesi! Dikur mësuesi ishte “vula” e suksesit,përmes të cilit vuloseshin talentët e ardhshëm, që me dijen e tyre ishin bartësit e ndryshimeve progresive të shoqërisë! Sot misioni i mësuesit është zbehur, angazhimi i tij është margjinalizuar, fjalët e tij nuk kanë vlerë, zëri i tij nuk dëgjohet, thjesht ai është një person, që me melankoli i kujton kohërat e kaluara!
Zhvillimi i teknologjisë informatike bëri që të rinjtë objekt të adhurimit mos ta kenë librin dhe shkollën, por celularin dhe internetin! Me përdorimin e këtyre pajisjeve mësuesi si bartës të vlerave u bë figurë irelevante me krenari të thyer! Mësuesi më nuk është zëdhënës i autoritetshëm! Në një shoqëri ku nuk respektohet personaliteti i mësuesit, në vend të trëndafilave të bukur do të kemi kaktuse me gjemba! Shoqëria që ka arsim të mirë ka dy margaritar të çmuar, mësuesin i cili e tregon vlerën e arsimit, dhe arsimi që e tregon vlerën e mësuesit! Shkolla i hap “dritaret” e mendjes! Alarmet e vazhdueshme për vendosjen e bombave, i mbyllin këto “dritare” me perden e frikës! Atmosfera për punën kreative në shumë shkolla do të pulsoj vetëm nëse ky fenomen i kërcënimeve pengohet, në të kundërtën shkollat do të mbeten një “guaskë” boshe! Mësues/se gëzuar festën tuaj,7 Marsin!StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...