Mësuesi shqiptar vrau veten pranë varrit të gruas

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ballsh këtë të diel.

Petrit Jaupaj është gjetur pa jetë pranë varrit të bashkëshortes së tij. Në gjendje të rënduar emocionale 60-vjeçari ka pirë disa ilaçe dhe i ka dhënë fund jetës

Jaupaj ishte mësues i Biokimisë në shkollën 9-vjeçare “5 shkurti”. Rreth 1 vit e gjysmë më parë, bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.StrugaLajm

Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier. Pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore dhe njoftimi zyrtar i policisë.








Loading…


loading…