Aktuale
Mexhiti: Nënkryetari i degës së BDI-së në Dibër i bashkohet VLEN-it

Ramadan Imeri, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në degën e Dibrës dhe drejtor i shkollës së mesme “28 Nëntori”, i është bashkuar koalicionit opozitar shqiptar VLEN.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i cili në një postim publik ka shkruar: “Mirë se erdhe Ramadan në rrugën që VLEN!”. Ai shtoi se kur edhe drejtues të BDI-së zgjedhin të ndryshojnë rrugë, bëhet e qartë se kush përfaqëson të ardhmen.
Ky aderim vjen në një periudhë dinamike të skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku partitë kanë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme lokale. (INA)