Mexhiti: Rikonstruimi i qeverisë në fillim të qershorit, e kemi biseduar këtë me kryeministrin

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në emisionin “Click plus” në TV21 duke folur për rikonstruimin e qeverisë tha se ajo pritet të ndodhë më fillim të muajit qershor.
“Rikonstruim do ketë në fillim të qershorit. Me kryeministrin kemi biseduar, jemi dakorduar se do të ketë rikonstruim”, ka thënë Mexhiti.
VLEN sipas tij është tek ideja, nuk është tek individi, doli edhe Taravari por ne nuk u dobësuam. Shqiptarët e duan bashkimin, tha tutje ai.
Në kohën e BDI-së ka pasur moratorium të çështjes shqiptare
Duke kritikuar opozitën, konkretisht BDI-në, tha se me zgjedhjet lokale këta të fundit e harruan punën e legjitimitetit siç trumbetonin vazhdimisht.
“VLEN ka 10 komuna, BDI tre komuna rurale. Ikin nga kjo tezë tash si prej dreqit. Në kohën e BDI-së ka pasur moratorium të çështjes shqiptare, sot nuk ka, në kohën e tyre ka pasur afera korruptive me miliarda euro, sot nuk ka asnjë aferë korruptive”, ka thënë Mexhiti, duke përmendur se edhe investimet për Korridorin 8 tani janë kryesisht në pjesën shqiptare.
.gif)




























