Mickoski: Çfarë ka politike dhe antishqiptare në publikimet për krimet e BDI-së?

Kreu I VMRO-DPMNE-së Hrisitjan Mickoski i pyetur për skandalet të cilat po i publikojnë e që kanë të bëjnë me BDI-në se a janë realisht për një krim të kryer apo vetëm për politikë, tha se nuk mund të jetë politike kur publikon një krim apo dyshime të arsyeshme për një krim. Ai potencoi se njerëzit e politikës duhet të jenë të vetëdijshëm sepse dyshimi i bazuar në krim nuk mund të jetë proces që do të shihet në aspekt etnik.

“Ata që merren me atë krim politik janë antishqiptarë dhe antimaqedonas dhe antiqytetarë në Maqedoni, dhe kjo është keq, sepse i shikoni të gjitha matjet, krimi në Maqedoni, veçanërisht ai politik, është në nivelin më të lartë. Jam shumë serioz kur them se së shpejti nga sot do të angazhohemi shumë seriozisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, veçanërisht të politikanëve, sepse është e qartë se përceptimi i qytetarëve për politikanët është shumë i keq”, ka thënë Mickoski.

VMRO-DPMNE do të vazhdojë të luftojë krimin përkundër informacioneve që vijnë nga të interesuarit se kanë pasur gjyqtarë dhe prokurorë përmes të cilëve do të kryenin presion, deklaroi kryetari I VMRO DMPNE-së Hristijan Mickoski. /SHENJA/

In : Aktuale

Loading...
loading...