Mickoski hodhi poshtë bojkotimin e regjistrimit

Është positive që Hristijan Mickoski njoftoi se VMRO-DPMNE-ja po heq dorë nga ideja e bojkotit të regjistrimit të planifikuar për në prill të këtij viti dhe LSDM e mirëpret atë, thuhet në reagimin e LSDM.

Ky reagim i LSDM-së, vjen pasi lideri i opozitës maqedonase në një intervistë në Kanal 5 propozoi të zhvillohet një regjistrim elektronik dhe hodhi poshtë idenë e bojkotit.StrugaLajm

“Çdo parti politike ka një detyrim ndaj shtetit dhe qytetarëve për të mbështetur proceset, shtetin, institucionet për të marrë të dhëna të sakta mbi strukturën e popullsisë dhe familjeve, të dhëna demografike për komuna dhe rajone dhe kjo është e mundur vetëm me një regjistrim në përputhje me me të gjitha standardet ndërkombëtare. ” theksohet në reagimin e LSDM ndaj pikëpamjeve të shprehura nga Hristijan Mickoski. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...