Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Sot do të kërkoj mbledhjen e liderëve në takim te Presidenti Stevo Pendarovski me një pikë të rendit të ditës, bisedime për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Është e nevojshme të sillemi me përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe shtetit. Nuk ka asnjë arsye të logjikshme, njerëzore, racionale dhe pragramtike që ata të mos shtyhen sepse për mua, dhe besoj edhe për të tjerët, lufta për pushtet me çmimin e jetës së qytetarëve është e papranueshme.” – shkruan Mickoski.