Mickoski: Nuk ka ndryshim të Kushtetutës, formim të qeverisë teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar formimin e shpejt të një Qeverie teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në pranverë.

“Sa më shpejt të formohet Qeveria teknike dhe më së voni deri në pranverë të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, porositi Mickoski në konferencën vjetore të Unionit të Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së.

Ai përsëriti se bashkëpartiakët e tij në Kuvend nuk do të votojnë për amendamentet kushtetuese për hyrjen e bullgarëve, ndërsa kritikoi kryeministrin Kovaçevski se ka nënshkruar gjithçka që Sofja zyrtare i ka kërkuar të shprehë dhe pa asnjë koment.StrugaLajm

Mickoski siguron se qëndrimi i tij për çështjet historike është i qartë dhe akuzoi se kundër tij po bëhet një fushatë e rreme për gjoja mbështetje për klubet bullgare në vend.StrugaLajm

“Në LSDM e dinë se do të humbasin në zgjedhjet e ardhshme dhe prandaj shpëtimin e kërkojnë te partnerët e koalicionit BDI dhe Ali Ahmeti”, tha Mickoski. Ai vlerëson se në vend të përgjegjësisë për krimin, korrupsionin dhe emigrimin e vazhdueshëm të të rinjve, LSDM-ja i përkrah temat nacionaliste të BDI-së si kartë kontrolluese për votuesit para çdo cikli zgjedhor.

“Kështu është LSDM sot. Nga një parti që në fillim mund të kishte pasur një lloj shtetndërtimi, sot është plehra e Ali Ahmetit dhe BDI. Dhe kur flasim për BDI, pse Ali Ahmeti kur flet për bashkim mes shqiptarëve dhe realizimin e interesit kombëtar të shqiptarëve, ai është patriot, e pse jam unë kur flas për interesin kombëtar maqedonas. , pastaj shpallem nacionalist. Cili është ndryshimi midis njërës dhe tjetrës? , tha Mickoski.

In : Aktuale

Loading...
loading...