BLENDI PETROL
Aktuale

Mickoski: Po kërkohet zgjidhje për segmentin Trebenishtë-Qafë Thanë

Po kërkohet një zgjidhje për segmentin Trebenishtë-Qafë Thanë, pasi një pjesë e tij ndodhet brenda një zone të mbrojtur nga UNESCO, dhe aktualisht po zhvillohen bisedime me kompaninë ndërtuese, deklaroi sot kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, në lidhje me ecurinë e ndërtimit të rrugëve të premtuara në vend.

“Njëkohësisht, me një dinamikë të pandryshuar po punohet në segmentin nga Kërçova në Ohër. Presim që nga Vërbjani deri në Ohër, me përjashtim të pjesës te Botuni, të hapet për qarkullim,” theksoi Mickoski.

Ai shtoi se edhe ndërtimi i Korridoreve 8 dhe 10D po vazhdon me ritëm të pandryshuar. “Ajo që ka qenë e bllokuar për vite me radhë tani po zhbllokohet, dhe tashmë fronti i punimeve është hapur. Pres që deri në fund të muajit të ardhshëm të përfundojë procesi i shpronësimeve dhe çështjet pronësore-ligjore, duke i hapur rrugë kompanive ndërtuese,” deklaroi Mickoski.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button