Mickoski premton:Një pjesë e autostradës Ohër-Kërçovë do jetë gati në maj të 2025

Ka përparim në realizimin e autostradës nga Kërçova deri në Ohër, punohet çdo ditë dhe pres që gjysma e parë e autostradës nga fshati Arbinovë deri në Ohër, përveç një pjese të vogël te fshati Botun, të vihet në përdorim deri në maj të vitit të ardhshëm, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai shtoi se deri në fund të vitit 2026, siç ishte premtuar gjatë fushatës, kjo autostradë do të vihet plotësisht në përdorim.

“Trashëguam një gjendje katastrofike me projektet infrastrukturore. Më në fund, ato dy kilometrat e famshme të autostradës drejt Bllacës janë përfunduar dhe së shpejti do të vihen në përdorim. Mbeten për t’u realizuar edhe rreth 10 kilometra. Kemi një plan të qartë se si do të realizohet kjo përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Ky projekt së shpejti do të fillojë të realizohet”, tha Mickoski në përgjigje të një pyetjeje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri me rastin e 100 ditëve të punës së qeverisë së re.

Ai theksoi se emra të njohur që janë afër BDI-së ndodhen në gjurmën e këtyre 10 kilometrave të autostradës.StrugaLajm

“Por, është ashtu siç është. Sfida ka dhe do t’i zgjidhim. Nga ajo gjendje katastrofike që trashëguam, po ndodhin përparime të mëdha. U la një gjendje e tmerrshme edhe me projektet e lidhura me korridoret 8 dhe 10d, për të cilat, përveç avansit prej 300 milionë euro, nuk kishte asnjë progres. Nuk kishte as një për qind progres të bërë nga evropianët dhe pro-perëndimorët, për të cilët duket se vetëm euroja ishte e rëndësishme,” theksoi Mickoski.

Ai njoftoi se po përfundon ndërtimi i rrugës ekspres Çatal-Dllabochicë-Kriva Pallankë, e cila është pjesë e korridorit 8 që duhet të lidhë Kumanovën me pikën kufitare Deve Bair me Bullgarinë. Po përfundojnë, sipas tij, edhe punimet në rrugën ekspres Gradsko-Rosoman-Farish dhe pritet që deri në fund të vitit të vihet në përdorim.

In : Aktuale

Loading...
loading...