Mickoski: Pres shumicë të re parlamentare pas zgjedhjeve lokale

VMRO-ja dje ka realizuar takim me banorët në Prilep. Kryetari Hristijan Mickoski tha se presin fitore që në rrethin e parë më 17 tetor. Ai tha se pas zgjedhjeve lokale pret shumicë të re parlamentare dhe zgjidhjen e problemeve, mes të cilave edhe krizën energjetike. Mickoski deklaroi se fillimisht duhet të jemi ekonomikisht të fuqishëm, të sundojë e drejta, të ketë luftë pa kompromis me krimin dhe me korrupsionin, të punohet për popullin. Në këtë mënyrë rritet pozita për marrjen e datës për negocuata për anëtarësim në BE
“Janë rritur çmimet e produkteve themelore, shtrenjtohen edhe benzinat, ndërsa është e mundur që shumë shpejtë të ketë rritje edhe të energjisë elektrike. Ekonomia e ndjen këtë tani, pasi çmimi i energjisë elektrike në bursat botërore është alarmant. Nga Qeveria sërish bëjnë disa egzebicione me zgjidhjet sot për nesër. Nuk pres që Zoran Zaevi do të sjellë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE”, ka deklaruar Mickoski.

In : Aktuale

Loading...
loading...