Aktuale

Mickoski: Pse “Levica” ka kandidat për kryetar në Strugë, e nuk kanë në Veles, sepse me këtë pretendojnë të ndihmojnë BDI-në

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Ditarin” e TV Sitel, ka komentuar përfshirjen e kandidatëve të partisë së Majtë në garën për kryetarë komunash në Tetovë, Gostivar dhe Strugë.

Sipas tij, ky veprim nuk ka për qëllim fitoren, por shpërndarjen e votave anti-BDI, duke i dhënë një avantazh partisë së Ali Ahmetit.

“Ky është edhe një mekanizëm tjetër për t’i dhënë një dorë BDI-së. Nëse ata me të vërtetë kanë ambicie për të fituar, pse nuk garojnë në qytete si Velesi apo Shtipi, prej nga edhe vijnë disa nga figurat kryesore të tyre? Pse pikërisht në Tetovë, Gostivar dhe Strugë, ku dihet se nuk kanë gjasa të fitojnë? Qëllimi i tyre është i qartë – të pakësojnë fuqinë e votave anti-BDI që BDI-ja të kalojë që në rrethin e parë”, deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se qytetarët tashmë po e kuptojnë këtë “lojë politike” dhe se synimi i VMRO-DPMNE-së mbetet i pandryshuar: mposhtja e BDI-së dhe largimi i saj përfundimisht nga skena politike në Maqedoni të Veriut.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button