Aktuale
Mickoski: Qytetarët duhet të paguajnë për shërim ose drejtësi – një shtet i tillë nuk mund të përparojë

Sot, kryeministri Hristijan Mickoski, në debatin për agjendën reformuese në Qeveri, tha se një shtet në të cilin qytetarët duhet të paguajnë për ndonjë shërbim, nuk mund të përparojë. Ai gjithashtu theksoi se prokuroria dhe gjyqësori janë nën ndikim politik.
“Ndodhemi në një situatë ku qytetari ndjehet i pafuqishëm dhe duhet të paguajë për të marrë shërbim mjekësor, juridik apo çfarëdo shërbimi tjetër. Një shtet i tillë nuk mund të përparojë. Gjykatat dhe prokuroria janë nën ndikim politik dhe nën kontrollin e qendrave politike,” deklaroi Mickoski.