BLENDI PETROL
Aktuale

Mickoski: Qytetarët në zgjedhje lokale do të tregojnë nëse kemi nevojë për zgjedhje parlamentare

“Unë e kuptoj se, disa partia opozitare mendojnë se në atë mënyrë do të tërheqin më shumë vëmendje. VMRO – DPMNE si parti politike dhe koalicioni që e udhëheqë, është çdoherë e gatshme, por kjo nuk është esenca. Ne duhet të realizojmë atë që u nevojitet njerëzve.
“Kemi zgjedhje lokale vitin e ardhshëm, qytetarët në ato zgjedhje lokale do të tregojnë a nevojiten ose jo zgjedhje parlamentare. Nëse janë të nevojshme edhe zgjedhjet parlamentare, mund t’i organizojmë menjëherë pas asaj. Nëse ato thonë se qeveria e VMRO – DPMNE-së dhe koalicionit kanë karton të kuq, nëse i votojnë kryetarët e komunave nga BDI dhe LSDM, atëherë porosia është e qartë dhe ne nuk do ta injorojmë atë porosi. Kështu që, testi i parë do të jenë zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm, nëse koalicioni Levica – LSDM – BDI e fiton koalicionin qeveritar atëherë ne s’kemi çfarë të diskutojmë këtu”, ka deklaruar kryeministri Mickoski

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button