Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot deklaroi se duhet sa më shpjet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Sa më parë duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasi kjo shumicë jostabile, e vogël, e hollë qeveritare dëshmoi se Maqedonia është regjim hibrid, se është e ngujuar në korrupsion dhe është në pozitën e 111-të. Sipas të gjitha shkallëve të tjera të matjes, për nga numri i investitorëve të huaj, pas uljes së ekonomisë ne shënuam regres ose e kemi prekur fundin në rajon”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës së kompanisë, Porshe Maqedoni.LAJME TË NGJASHME
Sipas tij, kjo Qeveri dëshmoi qartë se nuk di se si nuk ka aftësi dhe nuk ka plan për ta udhëhequr shtetin.
“Një orë më parë duhet të ketë zgjedhje parlamentare të parakohshme, shumicë të re, stabile qeveritare e cila do të ketë shumë punë, pasi nuk do të vijnë përfitimet brenda natës. Duhet shumë punë, shumë sakrificë, njerëz të ndershëm dhe politikanë të ndershëm të cilët nuk kanë faje dhe nuk janë të ngujuar në krim që të mundemi Maqedoninë ta nxjerrim në rrugë të drejtë”, tha Mickoski. Shtoi se po punohet dhe se janë të mundura zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale.