MICKOSKI SHUMICA E RE PARLAMENTARE DO TË ORGANIZOJË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE S’BASHKU ME LOKALET

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se partia e tij po zhvillon bisedime me parti nga opozita dhe nga pushteti, me qëllim formimin e një shumice të re parlamentare që do të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas Mickoskit zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mund të mbaheshin së bashku me zgjedhjet lokale, që janë paraparë të mbahen në tetor të këtij viti.

“VMRO-DPMNE-ja po zhvillon bisedime edhe me parti nga opozita, por edhe me parti parlamentare që janë pjesë e qeverisë, kështu që kur të arrijmë shumicë në Kuvend, do të dalim në publik dhe do ta prezantojmë këtë shumicë. Maqedonia ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe termini i vetëm logjik, që të mos bëjmë shpenzime, janë zgjedhjet lokale. Fillimisht duhet të vjen një qeveri që do të përgatis terren të rrafshët për këto zgjedhje lokale dhe parlamentare”, deklaroi Mickoski.

In : Aktuale

Loading...
loading...