Aktuale

Mickoski tërhiqet: S’do të ketë taksë për beqarët, deklarata u keqkuptua

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka sqaruar deklaratën e tij të bujshme që ngjalli debat ditët e fundit, duke thënë se nuk do të ketë taksë për personat beqarë dhe beqare në vend.

“Dua ta them qartë, nuk do të ketë një taksë të tillë. Më vjen keq nëse dikush e ka interpretuar ndryshe. Thjesht, jam i shqetësuar për situatën demografike në vend,” u shpreh Mickoski.

Deklarata e mëparshme e kreut të qeverisë u interpretua nga shumë si paralajmërim për një taksë ndaj personave që nuk krijojnë familje, gjë që shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button