Miliona euro fituan laboratoret në Maqedoni, ja kush janë milionerët?

Kriza me koronavirusin ka sjellë përfitime të mëdha për laboratoret, që ofronin teste, por edhe shërbime tjera të analizave.
Në Maqedoninë e Veriut janë tre laboratore që kanë arritur përfitime milionëshe si: “Avicena Laboratori”, “Biotek Laboratori” dhe “Sin Lab”, por janë edhe laboratore tjera që po ashtu kanë arritur përfitime të mëdha.

“Avicena” gjatë vitit të kaluar ka pasur të hyra me vlerë prej 4.6 milionë euro, ndërsa fitimi i pastër që është llogaritur nga ky laborator është 1.6 milionë euro, që është 9 herë më i lartë se në vitin 2019.StrugaLajm

“Biotek” ka pasur të hyra 2.81 milion euro, ndërsa si fitim të pastër ky laborator ka llogaritur 1.58 milionë euro, që është 88 herë më i lartë se në 2019.StrugaLajm

“Sinlab” po ashtu nga Shkup ka pasur të hyra 2,48 milionë euro, ndërsa fitimin që ka llogaritur është 433 mijë euro. Por janë edhe laboratoret e tjera më të reja që fitimet e tyre nuk janë publikuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...