Milionat e mërgimit,politika dhe eksodi i shqiptarëve-Afrim Reçi

Afrim Reçi

E kuptoj dhe e quaj ëndrrën për një perspektivë të mirë diçka të natyrshme dhe legjitime. Të parët tanë në vitet e 70ta ose më herët shkuan në gurbet, në rrethana tjera, larg gjirit familjar, larg burimit të jetës dhe larg çdo cepi të truallit që të ka rritur. Kush ka dëshirë ta bëjë këtë pa nevojë? Besoj që të kishin pasur mundësi tjera ose mundësi për të u korruptur ose për të përvetësuar prona të përgjithshme atëherë nuk do ndodhte kjo. Është e logjikshme apo jo? E di që atij që korruptohet, mbron krimin dhe injoron engjëllin ndërgjegjës i është krijuar nji far resistence ose imuniteti kunder veprimit parimor.

Të kthehemi prap te mërgimi dhe më falni per kthesën që e bëra. E dimë të gjithë kronologjinë e mërgimit dhe atributet. Dua pak të fokusohem në disa gjëra që janë të pakuptimta. Në kohën aktuale shkruhet që bëhen X darsma, ndërtohen shtëpi, bëhen fejesa, syneti, konsumohet, etj etj. Besoj që shumica e financave e ka rrjedhshmërinë nga mërgimi (prej ku tjetër? fabrika?). Me fjalë tjera, gurbetqarët e viteve 70ta dhe pasardhësit e tyre investojnë dhe konsumojnë së paku qindra miliona EUR (ndoshta edhe më shumë). Mirëpo si mund që këto miliona të kenë efektin pothuajse ZERO? Ekonomitë më të forta botërore e stimulojnë konsumin dhe rrjedhshmëria e ekonomisë varet nga konsumi, mirëpo në hemisferën tonë nuk ndryshon asgjë. Si mundet gjith këto investime mos krijojnë një perspektivë për rininë aktuale? Në kushte normale asnjëri më nuk duheshte të largohet duke u bazuar në investimin që bëhet. Mos thot askush që nuk është e vërtetë, sepse shtëpitë i shikojmë, darsmat i shikojmë, kafenet i shikojmë. Është nga pikëpamja ekonomike një anomali ose diçka jonormale.

Politika duhet të alarmohet nga ky zhvillim dhe të marrë masa adekuate që investimet nga jashtë të ndryshojnë diçka, sepse për rrethanat ekonomike është përgjegjëse politikëbërja. Të përkushtohet që tatimet nga konsumi dhe investimet mos shkojnë në Shkup, por të mbesin në Strugë, Kërçove, Gostivar, Prilep, etj. Ndoshta do të shkaktonte efekt që edhe ato bisnese lokale që nuk paguajnë tatime, të ndryshojnë në të ardhmen edhe pa presion duke parë që komunat kështu zhvillohen. Sepse nuk është diçka e kuptueshme që një puntor i thejeshtë me rrogë 200 EUR të paguaj më shumë tatime se një bisnes lokal. Duhet njëher e përgjithmonë të kuptojmë që korrupcioni afatgjatësisht nuk ka efekt pozitiv në ekonomi edhe në mirëqënjen e atij që korruptohet, sepse në jetë përher vjen momenti ku duhet të japësh përgjigje. Herët a vonë.

Natyrisht ka edhe mundësi të tjera dhe ka ndoshta edhe propozime më të mençura, mirëpo ndryshimi do vullnet dhe gatishmëri. Përndryshe nuk duhet të habitemi nga eksodi i migrimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...