Ministri gjerman thotë se Covid-19 nuk e ka ndërmend të dorëzohet

Ministri gjerman i Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen të premten se koronavirusi nuk e ka ndërmend të dorëzohet, ani pse numri i rasteve të reja ka rënë në javët e fundit.Ministri Jens Spahn e ka cilësuar shqetësuese përhapjen e varianteve të reja të Covid-19.Sipas tij, 22 për qind e rasteve të reja në Gjermani janë të variantit të ri, krahasuar me gjashtë për qind para dy javësh.Agjencia për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani në 24 orët e fundit ka konfirmuar 9 mijë e 100 raste të reja dhe 508 të vdekur nga koronavirusi.

Ministri gjerman i Shëndetësisë ka deklaruar se ulja e rasteve të reja është sinjal se Qeveria dhe shtetet gjermane patën të drejtë kur morën vendim për ashpërsimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi.Ministri Spahn gjithashtu ka mohuar kritikat ndaj vaksinës “AstraZeneca”, duke thënë se është e sigurt dhe efektive.Që prej muajit dhjetor Gjermania ka vaksinuar tre milionë njerëz me dozën e parë, ndërkaq 1.5 milionë të tjerë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...